Kamza ndal serish Skenderbeun.
Korçaret nuk kane shkuar me shume se barazimi dhe ne ndeshjen e fazes se dyte duke barazuar me rezultatin 1-1.
Nje pike e rendesishme kjo per miqte te cilet po vijone te tregojne nje futboll te bukur edhe perballe skuadrave pretendente per titullin kampion.
Marko Radas kaloi ne avantazh skuadren e Skenderbeut ne minuten e 66-te me ane te nje goditje denimi, qe u ndihmua dhe nga nje vendosje e gabuar e portierit Halilaj.
Megjithate, ekipi i Ramadan Ndreut nuk u dorezua dhe ai qe i ndeshkoi ishte ish sulmuesi korçareve Sebino Plaku qe barazoi shifrat ne minuten e 89-te.
Pas kesaj fitoreje Skenderbeu vijon te mbaje vendin e pare me 27 pike, ndersa Kamza renditet ne vendin e katert me 17 pike.
Ne takimin tjeter qe u zhvillua ne “Niko Dovana”, Teuta ka marre tre pike kunder Vllaznise.
Autori i golit per skuadren e Maganit ishte Arber Çyrbja qe shenoi golin e vetem te takimit.
Fitorja e dyte rradhazi per “Djemte e Detit” qe tashme ngjiten ne kuoten e 14 pikeve, ndersa Vllaznia thellon akoma dhe me shume krizen e rezultateve duke qene ne kuoten e 6 pikeve. (TemA)