Luftëtari-Laçi/ Lika: Humbëm shumë raste; Mezani: I kënaqur me pikën

20 Nëntor 2017, 16:39Sport TEMA

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, foli pas barazimit që mori në fushën e tyre me Laçin.

Lika u shpreh se ekipi i tij nuk arriti të fitonte ndaj kurbinasve për shkak se shpërdoron shumë raste të pastra para portës kundërshtare.

“Kemi pasur gjithmonë mundësi të shkojmë 2-0, por edhe Laçi na krijonte vështirësi. U nxituam në momentet finale të aksioneve, por ka meritë edhe portieri kundërshtar, ashtu siç ka edhe portieri ynë. Mund ta kishim zgjidhur situatën me më shumë qetësi. Tensioni na krijon këto situata.

Kur kundërshtari luan me 2-3 sulmues, duhet të bësh ndryshime. Duhet të përforcosh mbrojtjen. Nuk mendoj se është çështje fati. Duhet të jemi më të qetë, më golashënues në rastet që krijojmë. Kemi probleme me shënimin e golit, humbasim shumë raste të pastra, rastet më të pastra në kampionatin shqiptar.

Kundërshtari luajti me forca të shumta në pjesën e dytë, me goditjet standarde, duhet të eliminonim topin e dytë dhe të shënonim golin e dytë me kundërsulm. Vuajmë edhe në mbrojtje”, tha Lika.

Kurse, tekniku i Laçit, Gentian Mezani, u shpreh i kënaqur me pikën e marrë në Gjirokastër.

Në prononcimin  për “Supersport”, Mezani foli dhe për objektivat që ka për merkaton e janarit.

“Pësuam një gol të shpejtë nga një pa përqendrim i ekipit tonë. Duke pare ecurinë  e pjesës së parë, menduam të ndryshonim diçka pasi vuajtëm në të dy krahët.

Këtu ndikon edhe lodhja nga ndeshja e kaluar, që ishte shumë afër. Në pjesën e dytë mund të pësonim dhe golin e dytë por Selmani na mbajti ne lojë.  Rrezikuam në fushën e lojës sepse nuk kishim çfarë të humbnim. Rexhinaldo ishte shumë larg portës dhe guxova në taktikën e ndeshjes.

Nëse do të kisha shumë lojtarë me eksperiencë, atëherë do të vazhdoja kampionatin me ata lojtarë por ne kemi shumë lojtarë të rinj. Tani kam nevojë për dy ose tre lojtarë të tjerë me eksperiencë.

Ata që do të duhet të vijnë në merkaton e dimrit duhet të na ndihmojnë me eksperiencën e tyre që dhe ne të kemi mundësinë t’i fusim në lojë sa më shpejtë”, deklaroi Mezani (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje