Trajneri i Kukësit Mladen Milinkoviç, foli pas humbjes me Partizanin
Ne deklaraten e tij per RTSH, Milinkoviç u shpreh se mbrojtja eshte fajtorja kryesore per menyren se si u pesuan golat.
“Kur humbet nuk ndihesh mirë, sidomos kur humbet në fushën tënde. Nuk do të ndryshoja asgjë në formacion. Bëmë një gabim dhe u ndëshkuam në pjesën e dytë.
Kishim shumë raste të pastra që duhet t’i kishim shënuar.
“Shumë e rëndësishme është të mos bëjmë gabime në mbrojtje. Atje është problem më i madh.
Të mos harrojmë që kampionati sivjet është shumë I fortë, kur humbet raste atëherë mungojnë edhe rezultatet”, tha Milinkoviç. (TemA)