Kosovare Asllani është shpallur futbollistja më e mirë në Suedi, duke fituar çmimin “Topi i Diamantit”.
28-vjeçara me origjinë kosovare mposhti dy rivalet e saj, Nilla Fischer e Hedvig Lindahl, për të fituar çmimin më prestigjoz për kategorinë e femrave në Suedi.
Hedvig Lindahl e Lotta Schelin kanë fituar këtë çmim në gjashtë vitet e fundit, seri kjo e ndërprerë nga Asllani, që prej shumë kohësh është kthyer në një nga lojtaret kyc edhe në kombataren e femrave të Suedisë.
Ajo spikat për aftësitë e saj në kontrollin e topit, saktësi në shënimin e golave si dhe mentalitetin fitues. Aktualisht Asllani është pjesë e ekipit të femrave të Manchester City. (TemA)