Neymar: Fitoj Championsin dhe Botërorin dhe më pas… martohem

21 Nëntor 2017, 15:24Sport TEMA

Braziliani Neymar ka shpallur objektivat e tij që ka në të ardhmen me skuadrën e PSG-së dhe kombëtaren e Brazilit.

Ylli 25 vjeçar ka mohur dhe zërat për një largim të tijin nga klubi francez, duke deklaruar se në Paris ndihet mjaft mirë.

“Jam i lumtur te PSG-ja dhe në Paris ndihem shumë mirë, ndaj nuk ka arsye të mendoj për një largim të shpejtë. Janë muajt e mi të parë, po përshtatem shumë shpejt dhe po punoj për të arritur objektivat sezonalë. Fillimisht dua të fitoj Championsin me PSG-në, pastaj botërorin me Brazilin dhe në fund, ndoshta martohem”, u shpreh lojtari brazilian.

Neymar është blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit ku u transferua këtë verë nga skuadra e Barcelonës me shifrën e 222 milionë eurove.

Në tetë ndeshje që Neymar ka luajtur me ekipin e PSG-së ka arritur që të shënojë shtatë gola duke qenë një nga pikat më të forta për ekipin parizien. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje