REZULTATET/ Mbyllen pjesët e parë të “Uefa Champions League”

21 Nëntor 2017, 21:34Sport TEMA

Kanë përfunduar pjesët e parë që po luhen mbrëmjen e sotme të “Uefa Champions League”.

Reali i Madridit po fiton në transfertë përballë skuadrës së APOEL-it me rezultatin e pastër 0-4.

Autorët e golave për ekipin madrilenë janë Modriç, Benzema një dygolësh dhe Nacho.

Më rezultat të thellë e mbylli dhe Liverpooli në duelin kundër Sevillias.

Për anglezët shënuan Firmino një dopietë dhe Mane.

Borussia e Dortmundit e mbylli në avantazh pjesën e parë në duelin kundër Tottenhamit me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Aubameyang në minutën e 31-të.

Manchester City barazoi me shifrat 0-0 me Feyenoordin.

Rezultatet e pjesëve të parë të “Uefa Champions League”.

APOEL 0-4 Real Madrid

Borussia Dortmund 1-0 Tottenham

Manchester City 0-0 Feyenoord

Monaco 1-4 Lepzing

Napoli 0-0 Shakhtar Donetsk

Sevillia 0-3 Liverpool

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje