Carlo Tavecchio reagon pas akuzave për ngacmim seksual

21 Nëntor 2017, 18:35Sport TEMA

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio, ka reaguar pas akuzave për ngacmim seksual.

Tavecchio insiston se nuk ka ngacmuar askënd seksualisht sa ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Italisë.

Ai është shprehur se për këtë çështje që ai është akuzuar së fundmi ka angazhuar avokatin e tij që te merret me këtë punë, pas lajmeve të publikuara në media.

“Në lidhje me atë që është raportuar sot në media, unë mund të konfirmojë korrektësinë time dhe për të mbrojtur imazhin dhe integritetin tim, kam angazhuar një avokat për t’u marrë me të gjitha gjërat relevante”, ka thënë Tavecchio gjatë një konference për media.

Një drejtuese sportive e ka akuzuar ish-numrin një të futbollit Italian se e ka dhunuar moralisht dhe psikologjikisht në zyrën e tij për çështje pune.

Tavecchio ka dhënë dorëheqje nga kryetari i Federatës së Futbollit të Italisë, për shkak të mos kualifikimit në Kupën e Botës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje