Champions League/ Reali shkatërron Apoelin dhe kualifkohet, Napoli i Hysajt mban gjallë shpresat e kualifikimit

21 Nëntor 2017, 22:51Sport TEMA

Reali i Madridi ka shkatërruar në mbrëmjen e sotme skuadrën e APOEL-it.

Madrilenët triumfuan me rezultatin e thellë 6-0 në transfertë ndaj APOEL-it, duke siguruar kështu dhe kualifikimin për në raundin e 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Një perfomancë e jashtëzakonshme e “Los Blancos” që dhuruan spektakël përgjatë gjithë 90-minutave përballë një kundërshtari që nuk mundi dot t’i bëjë rezistentë kampionëve të fuqi të këtij kompeticionit.

Golat për Realin në këtë ndeshje i shënuan Modric, Benzema dhe Ronaldo me nga një dopietë dhe Nacho.

Pas kësaj fitoreje Reali mban vendin e dytë në Grupin H me 10 pikë, tre më pak se sa Tottenham që mposhti me rezultatin 1-2 Dortmundin në transfertë.

Anglezët arritën që të përmbysnin avantazhin e krijuar  nga ekipi gjerman në pjesën e parë që shënuan me Aubameyang. Në pjesën e dytë Kane dhe Son Heung Min përmbysën shifrat duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin skuadrës së Tottenhamit.

Ekipi tjetër anglez Manchester City, ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Feynordit në fushën e tyre. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Sterling në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje, City mban vendin e parë në Grupin F me 15 pikë, gjashtë më shumë se sa Shakhtar në vendin e dytë më 9 pikë, skuadër e cila u mposht 3-0 nga Napoli që tashmë ka gjashtë pike dhe lë të hapur mundësinë e kualfikimit.

Ndërkohë, Sevilla arriti që të shtangë Liverpoolin të cilët edhe pse e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0 nuk arritën dot që të merrnin pikët e plota në këtë duel.

Ekipi spanjoll arriti që të barazpeshojë gjithçka në pjesën e dytë duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-3.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme të ‘‘Uefa Champions League”

Besiktas 1-1 Porto

Spartak Moscow 1-1 Maribor

APOEL 0-6 Real Madrid

Borussia Dortmund 1-2 Tottenham

Manchester City 1-0 Feyenoord

Monaco 1-4 Lepzing

Napoli 3-0 Shakhtar Donetsk

Sevillia 3-3 Liverpool

(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje