Partizani, Kotobelli: Skënderbeu një tjetër përballje për të treguar forcën tonë

22 Nëntor 2017, 15:00Sport TEMA

Fitorja e arritur këtë fundjavë kundër Kukësit, ka shtuar optimizmin tek skuadra e Partizanit duke rikthyer qetsinë në ekip.

Këtë javë të kuqtë do të përballen me kryesuesit e kampionatit Skënderbeun në “Selman Stermasi” dhe synimi i 15 herë kampionëve të vendit është që të marrin fitoren.

Në konferencën e sotme për shtyp mbrojtësi, Blerim Kotobelli, foli rreth fitores së arritur në “Zeqir Ymeri” dhe duelin e rradhës ndaj korçarëve.

Ndaj Kukësit skuadra përmbysi rezultatin duke treguar karakter

U ndëshkuam shumë shpejt nga një 11 metërsh , por fatmirësisht grupi tregoj forcë karakteri duke e përmbysur rezultatin dhe siguruar një tore me mjaft vlera.

Jeni rikthyer të jeni titullar në skuadër

Po është e vërtetë kam qëndruar në stol  gjashtë javë por futbolli i tillë është . Unë vazhdoj të punoj shumë të jap maksimumin në stërvitje dhe besoj se ndaj Kukësit dhurova një paraqitje mjaft të mirë. Shpresoj që të vazhdoj të ruaj këtë formë, pasi edhe trajneri Starova beson në aftësitë e mia dhe dua t’ia shpërblej këtë besim me paraqitje sa më pozitive. Jam gjithmonë në shërbim të trajnerit dhe skuadrës. Edhe pse ndaj Kukësit jam aktivizuar në një rol të ri për mua nuk përbën aspak problem , do të bëj më të mirën time në ndihmë të ekipit.

Skënderbeu kundërshtari i radhës

Skënderbeu ka treguar deri tani në këtë sezon se është një skuadër e fortë. Nëse do të jemi të gjithë të bashkuar dhe do të luajmë si grup besoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv të hënën. E vlerësojmë Skënderbeun si çdo skuadër tjetër të kampionatit ndaj edhe përballë korçarëve do të synomë tore. Eshtë e vërtet, në përballjen e fazës së parë nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë ,por tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë dhe besoj se ekipi do të dhuroj paraqitje pozitive në ndeshjet në vijim.

Cilat janë objektivat e Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit?

Në llimin e sezonit ne kishim objektiv titullin kampion, tashmë duhet të mendojmë të marrim maksimumin në ndeshjet e radhës dhe në fund të bëjmë llogaritë tona, mendoj se kryesore do të jetë të sigurojmë pjesmarrjen në kupat e Evropës.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje