Partizani ka larguar kater lojtare brenda dites.
Permes nje njoftimi ne faqen zyrtare klubi i kuq njofton largimin e Shahinas, Selvagio, Basrak dhe Herrera.
“Klubi falenderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit.
Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit.
Klubi i uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanelën e kuqe të Partizanit, dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive”, thuhet ne njoftimin e Partizanit. (TemA)