Lazio, presidenti Lotito planifikon rinovimin me Taren

22 Nëntor 2017, 14:45Sport TEMA

Vetëm pak ditë më parë fitoi çmimin e Drejtorit Sportiv të vitit në Itali, duke u bërë një nga figurat simbol të futbollit në vendin fqinj. Ka ngritur nga e para një klub që dukej në limitet e falimentimit dhe tashmë është koha për të korrur frytet e punës së tij të gjatë dhe të suksesshme.

Igli Tare po shijon momentin, por pa hequr vëmendjen nga e ardhmja. Kontrata e drejtuesit shqiptar me Lazion skadon në vitin 2018, por presidenti Claudio Lotito nuk dëshiron të dëgjojë për një lamtumirë të mundshme të tij. Në axhendën e presidentit, përveç rinovimit të mbrojtësit De Vrij, është edhe kontrata e Tares.

Sipas mediave romane, Tare mbetet shumë i lidhur me ngjyrat e këtij klubi, që po e drejton prej 10 vjetësh, dhe bisedimet nuk pritet të hasin pengesa të mëdha.

Tare ka arritur të rindërtojë një skuadër konkurruese, duke kaluar përmes vështirësive të panumërta, që kuluan me kontestimin e gjatë të tifozëve vetëm dy vjet më parë. Ai ka arritur të bindë edhe pjesën më fanatike të mbështetësve “bardhekaltër”, që është gjithashtu një nga fraksionet më problematike të Italisë.

Madje tifozët e Lazios nuk arrijnë ta shikojnë klubin pa praninë e shqiptarit edhe në të ardhmen. Tare, si drejtor sportive, ka fituar 4 trofe dhe, pas rinovimit të vitit 2015, Lotito është gati ta blindojë sërish, për t’i dhënë mundësinë të hedhë një tjetër hap të madh, edhe pse ofertat në drejtim të tij nga shoqëri më të mëdha nuk kanë munguar asnjëherë.

3 komente në “Lazio, presidenti Lotito planifikon rinovimin me Taren”

  1. MK says:

    Jam kurioz ta di sa mund te paguhet Tare per punen qe ben? Ai punon me transferime milionash dhe eshte treguar shume i suksesshem, pradaj shpresoj qe te kete pagese te larte.
    A ka kush ndonje informacion?

    1. igli says:

      me paguan me perqindje

  2. mireli n says:

    Eshte nji nga ikonat e futbollit tone.Na bene te jemi krenar si Shqipetare. Mendoje qe pak rendesi ka pagesa e tij . Menaxher i shkelqyer, korrekt, i zgjuar dhe vital. Eshte nji Shqipetar Atdhetar e Patriot. Kjo e larteson figuren e tij duke nderuar Shqiperine . Respekt per Igli Taren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje