Vllaznia fiton me vuajtje ndaj Lushnjes

22 Nëntor 2017, 16:06Sport TEMA

Ernest Gjoka merr fitoren e parë në krye të skuadrës së Vllaznisë. Kuqeblutë mundën me shumë vështirësi në fushën e tyre sot skuadrën e Lushnjes me rezultatin e ngushtë 2-1, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme pas një ecurie të dobët pasi vinin pas dy humbjeve rradhazi.

Autorët e golave për skuadrën shkodrane u shënuan nga ana e Gliman Likës dhe Olsi Gocajt, ndërsa për ekipin e Lushnjes shënoi mesfushori Agim Meto por që nuk mjaftoi që ekipi i tij të dalë me pikë nga kjo përballje.

Një fitore që rikthen qetsinë dhe moralin tek Vllaznia e cila largohet disi nga fundit i tabelës së klasifikimit, ndërsa Lushnja thellon akoma dhe më shumë krizën dhe rënia drejt një kategorie më poshtë sa vjen dhe përforcohet.

Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e tetë me 9 pikë të grumbulluara, ndërsa Lushnja mban vendin e fundit me 5 pikë të grumbulluara. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje