Bazeli i Arjan Peços mund Mançesterin dhe kualifikohet

22 Nëntor 2017, 18:39Sport TEMA

Tekniku shqiptar, Arjan Peço ka arritur një sukses me ekipin e Bazelit në “UEFA Youth League”. Klubi zviceran ka mundur të kalojë në fazën me eliminim direkt pasi ka siguruar që në ditën e sotme kalimin nga grupet.

Bazeli ka arritur të fitojë në një ndeshje mjaft të vështirë kundër Mançester Junajtid me rezultatin 2-1. Një fitore kjo e cila vlen sa një kualifikim, pasi falë këtyre pikëve trajneri shqiptar dhe Bazeli i tij nuk i duhet të presin takimin e radhës për të mbyllur diskutimin e kualifikimit.

Ekipi i Bazelit ka kaluar në fazën tjetër me 7 shqiptarë në organikën e tij. Bislimi, Pepsi, Lokaj, Rashiti, Ejupi, Isufi dhe Pukaj janë futbollistët me origjinë shqiptare të gjendur në ekipin e Bazelit. Madje njëri prej tyre ka dhënë ndihmën e tij në fitoren 2-1 ndaj Mançester Junajtid. Goli i parë i kësaj ndeshje u ideua nga Lokaj për ta përfunduar në rrjetë më pas sulmuesi Pululu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje