Klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Skënderbeun

23 Nëntor 2017, 13:45Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e së hënës kundër Skënderbeut.

Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i kuq ka vendosur të ofroj çmime të arsyeshme për të patur një pjesmarrje sa më të madhe të tifozerisë në mbështetje të ekipit.

Sfida mes Partizanit dhe Skënderbeut do të luhet ditën e hënë në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Ju njoftojmë se për këtë përballje të rëndësishme klubi ka vendosur të ofroj çmime të arsyeshme për të patur një pjesmarrje sa më të madhe të tifozerisë në mbështetje të ekipit.

Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A1 , A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek

Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E, F,G1,G2

Tifozeria mike nga Korça do të ketë në dispozicion Tribunat H1, H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Shtunë ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, thuhet në njoftimin e Partizanit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje