Trajneri i kombetares shqiptare, Kristian Panuçi, ka folur sot ne nje konference per shtyp pas triumfit te arritur ne miqesoren me Turqine.
Perveç kesaj ai ka folur dhe per emrat e rinj qe eshte duke ndjekur per te afruar ne kombetare.
“Nuk e di çfarë ka ndryshuar, por dua të them se kërkoj të jap më të mirën në skuadër. Kemi pak kohë për të punuar. Qaka është një lojtar mjaft i talentuar që luan në Rumani, edhe Ajdareviç ka kualitet.
De Biazi kishte mënyrën e tij të punës dhe unë timen. Kam idetë e mia dhe duhet të ndryshoj diçka, është e pashmangshme. Uroj të kem rezultet dhe objektivat e De Biazit.
Beosj se pjesa e parë me Turqinë tregoi punën që kemi bërë në Antalia. Kemi luajtur futboll të bukur në Turqi. Bëmë dy ndeshje në Turqi: në pjesën e parë luajtëm mirë dhe në të dytën treguam karakter, kur mbetëm me 10 lojtarë.
Në 9 ditët e kaluara në Antalia lojtarët ishin shumë seriozë dhe rezultati i ndeshjes ishte rrjedhojë e asaj pune që ne bëmë me grupin. Jam shumë i kënaqur nga të rinjtë dhe kemi një bazë kualiteti të mirë. Kemi edhe 6 muaj kohë dhe do të punojmë për t të pasur lojtarë të tjerë në grumbullimin e marsit.
Kemi 5-6 lojtarë që po ndjekim dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Do të ketë afrime të reja në muajin mars. Do të shikojmë dhe do të vendosim”, tha Panuçi. (TemA)