Milinkoviç: Pësojmë shumë gola, fitoret në Laç e Korçë na futin brenda objektivit

23 Nëntor 2017, 16:10Sport TEMA

Trajneri i Kukësit Mlladen Milinkoviç, ka dalë para gazetarve para pak minutash dhe ka folur për gjendjen e Kukësit. Duke bërë një analizë të gabimeve që bën Kukësi i tij, ai veçoi golat e shumtë të pësuar, që për një ekip pretendent prishin shumë punë. Mes të tjerash trajneri serb tha:

“Humbja me Partizanin na dëmtoi shumë. Prisnim një rezultat bindës. Bëmë analizën tonë dhe pamë ku ishin gabimet tona. Tani dubhet të fitojmë me Laçin.

Pas humbjes thashë se jam përgjegjës për humbjen dhe deshëm të merrnim një vendim që do të ndihmonte Kukësin. Kukësi ka një president serioz, i cili beson te mua.

Gjithashtu, përgjegjës kur një ekip nuk ecën mirë, është trajneri. Nuk dua të përfitoj nga besimi që më jep presidenti dhe thashë të bisedojmë për atë çështje. Kam biseduar me presidentin dhe e njohim tani njëri-tjetrin. Por nuk jam naiv që të besoj se, nëse nuk ecin rezultatet, të vazhdoj të jem në ekip, pasi kam besimin e presidentit.

Kjo nuk ndodh vetëm me mua apo vetëm në Shqipëri. Ka trajnerë më të mirë se mua në botë që ose shkarkohen ose dorëhiqen.

Nëse nuk do të kisha më besim tek ekipi, do t’ia thosha presidentit këtë gjë. Nuk është për justifikim , por krijojmë shumë raste dhe nuk i finalizojmë, siç na ndodhi me Partizanin në pjesën e dytë.

Dhe nëse do të kishim shënuar dhe do ta kishim përmbysur rezultatin në 3-2, sot do të flisnim ndryshe. Ky është futbolli.

Në dy ndeshjet e ardhshme të mundohemi të marrim 6 pikë. Nëse e bëjmë këtë, jemi brenda objektivave që kemi pasur në fillim të sezonit. Kemi punuar gjatë kësaj jave që lojtarët të mos e humbasin besimin. Ata e kanë kuptuar shumë mirë gjendjen ku jemi tani dhe besojmë se do të kthehemi te fitorja, edhe pse kemi ndeshje të vështira përpara.

Kemi pësuar shumë gola dhe kjo do të thotë se nuk ecën diçka në mbrojtje. Kemi bërë një analizë të hollësishme për golat e pësuar deri tani. Po pësojmë shumë lehtë. Edhe në mesfushë kemi pasur probleme. Nëse jemi më agresivë në mesfushe, do të jemi më mirë edhe në mbrojtje. Humbasin raste të pastra shënimi. Jemi në avantazh dhe më pas barazohemi, pasi shpërdorojmë shumë.

Me Flamurtarin ishim 1-0 dhe më pas humbëm 2 raste të pastra. Kështu na ndohi edhe me Kamzën. Gjëja më e lehtë për një trajner është të kritikojë lojtarët. Asnjëherë nuk e kam bërë këtë. Sa herë një lojtar nuk luan mirë, ka përgjegjësi edhe trajneri. Ndoshta Alla nuk është në formën e tij më të mirë, por të gjithë duhet ta ndihmojnë që ta arrijë këtë. Edhe për Alijev kam thënë se është një lojtar shumë i mirë. Alijev flet vetëm turqisht dhe ka vështirësi. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin.

Laçi ka një ekip të mirë dhe një fushë të fortë. Po merr rezultate, pavarësisht se luan apo nuk luan mirë. Kanë disa lojtarë të mirë, por Kukësit i duhet vetëm fitorja. Nuk kemi rrugë tjetër. Formacionin do ta shikoni kur të nisë ndeshja.

I kemi të gjithë gati, edhe portieri Koliçi bëri stërvitje me ekipin sot. Për mua do të ishte mirë të qëndronte Zeqiri. Një ditë para ndeshjes me Partizanin Zeqiri më tha se nuk do të ishte pjesë e Kukësit. Nuk ma tregoi arsyen. Ndoshta ishte i mërzitur nga performanca, por i thashë të mendohej më mirë.

Foli me presidentin dhe nuk e di çfarë marrëveshjeje arritën. Është një lojtar që i bën punë çdo ekipi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje