Ish-ylli i skuadrës së Milanit, Rikardo Kaka, është rikthyer në Milano ku ka vizituar “Casa Milan”.
Ylli Brazilian është pritur me entuziasëm nga ana e tifozave kuqeznj të cilët ishin mbledhur për të riparë një nga benjaminët e tyre duke bërë foto dhe marrë autografe.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone i ka bërë edhe një ofertë Kakas për të marrë një rol drejtuesi në klub, por ky i fundit ende nuk është i sigurt nëse do të viojë të luajë futboll apo jo.
“Është shumë e veçantë për t’u kthyer pas tre vjetësh. Unë kam qenë dhe do të mbetet gjithmonë, me Milanin në zemër. Fola me Fassonen, ende nuk kam vendosur nëse dua të vazhdoj të luaj apo jo. Por, ta kem mundësinë të jem drejtor i Milanit do të ishte e veçantë për mua”, tha Kaka.
Sot në mbrëmje Kaka do të jetë në “San Siro” për të ndejkur sfidën e “Europa League” ku Milani do të përballe kundër Austrisë së Vjenës. (TemA)