VIDEO/ Super Skënderbe, korçarët leksion Dinamos së Kievit në "Elbasan Arena"

23 Nëntor 2017, 22:56Sport TEMA

Skënderbeu ka marrë një fitore spektakolare në sfidën e mbrëmjes së sotme e vlefshme për fazën e grupeve të “Europa League” kundër skuadrës së Dinamos së Kievit.

Një fitore plotësisht e merituar nga ana e skuadrës korçarëve përballë ekipit që kryeson grupin B, duke dhuruar një performancë mjaft të mirë përballë gjigandëve ukrainas.

Një fitore e madhe por që nuk mban dot gjallë shpresat e skuadrës korçare për të kaluar për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 16-të me anë të Tsygankov që mposhti Orges Shehin. Por, gëzimi i Dinamos së Kievit do të zgjaste fare pak pasi në minutën e 18-të mesfushori korçar Sabien Lilaj realizon një gol spektakolar nga distanca duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja bën një nisje perfekte duke gjetur golin e epërsisë që në minutën e 52-të me anë të sulmuesi James që realizoi falë dhe një hutimi të mbrotjësve kundërshtarë.

Goli i sigurisë do të vinte vetëm pas katër minutash në të 56-tën me bomberin Ali Sowe i cili pas një asisi perfekt të marrë nga ana e Enis Gavazaj arrin që ti shkëputet mjaft bukur mbrojtjes dhe portierit kundërshtar duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Miqtë ngushtuan rezultatin në fund me anë të Rusyn por që nuk u mjaftoi për të dalë me pikë nga impianti i “Elbasan Arenës”.

Një fitore e merituar për Skënderbeun që tashmë ngjitet në kuotën e pesë pikëve në vendin e tretë, ndërsa rivali i saj Partizani i Beogradit mban vendin e dytë me tetë pikë pas fitores që mori mbrëmjen e sotme kundër Young Boys.

Në këtë mënyrë ekipi që do kalojë për në fazën tjetër do të Partizani i Beogradit.(TemA)

Goli i pare i shenuar nga Tsygankov.

Goli i dyte i shenuar nga Lilaj

Goli i trete i shenuar nga James

Goli i katert i shenuar nga Sowe

 

2 komente në “VIDEO/ Super Skënderbe, korçarët leksion Dinamos së Kievit në “Elbasan Arena””

  1. Shkelcim Miri says:

    Dinamo e kievit nuk eshte skuader serbe o torollak

  2. Bostonian says:

    Spo e marre vesh sa ishte rezultati perfundimtare.
    Sqarojeni qe ne fjalin e pare!
    Psh: skenderbeu fitoj 2-1.. etj pastaj thjelloje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje