VIDEO/ Europa League, mbyllet në barazim pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit

23 Nëntor 2017, 21:51Sport TEMA

Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 pjesa e parë mes skuadrës së Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit që po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një pjesë e parë emocionuese që dhuroi një futboll të bukur mes të dyja ekipeve ku nuk munguan rastet dhe golat.

Të parët që kaluan në avantazh ishin ukrainasit në minutën e 16-të me anë të Tsygankov që mposhti portierin Orges Shehi.

Por, gëzimi i miqve do të zgjaste fare pak, pasi në minutën e 18-të mesfushori i korçarëve Sabien Lilaj barazoi gjithçka duke shënuar një gol mjaft të bukur. (TemA)

Më poshtë videot e golave të pjesës së parë.

Goli i shënuar nga Tsygankov.

Goli i shënuar nga Lilaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje