Kombëtarja e femrave, Polonia poker ndaj Shqipërisë

24 Nëntor 2017, 19:13Sport TEMA

Kombëtarja e femrave ka pësuar një humbje të thellë me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset paraeleminatore të Europianit. Në “Loro Boriçi” skuadra e drejtuar nga Armir Grima shthuret që në pjesën e parë, duke pësuar tre gola.

Sikora hapi serinë e golave në minutën e 5 për Poloninë, ndërkohë që në të 13 është Guskiora që e dërgon sërish topin në rrjetë pas një shthurje të mbrojtjes së skuadrës së Grimës. Në fundin e pjesës së parë polakët gjejnë dhe golin e tretë me Vinkzo.

Në fraksionin e dytë ndeshja është më e balancuar, por polakët gjejnë sërish rrugën e rrjetës pas një gabimi trashanik në mbrojtje të vajzave shqiptare. Vinço është sërish autorja e golit.

Skuadra e Grimës reagon duke gjetur golin e nderit në minutën e   78 me Megi Doçin, që çon në rrjetë topin pas një kundërsulmi të shpejtë.

Pas kësaj humbje, Shqipëria mban vendin e fundit pas katër ndeshjesh me 0 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje