E jashtëzakonshme! Shalke merr një barazim të çmendur në derbi kundër Dortmundit

25 Nëntor 2017, 17:41Sport TEMA

Thellohet edhe më shumë kriza e Borusia Dortmund, e cila sot ka qenë protagoniste e një dështimi të bujshëm në fushën e saj, për më tepër në një nga sfidat që tifozeria ndjen më shumë, atë në derbin e Ruhrit ndaj Shalkes.

Skuadra e Petr Bozh kryesonte 4-0 pas 25 minutash lojë, falë një dominimi absolut në fushë ku gjente me lehtësi rrugën e rrjetës përballë ekipit kundërshtar. Por situata ndryshoi plotësisht në pjesën e dytë. Golat e Burgshtaler dhe Hatrit hapën takimin e më pas kartoni i kuq i Aubamejang bëri më të vështirë gjithçka për ekipin vendas. Një pasiguri e mbrojtjes i dha mundësinë Kalixhiurit që të shkurtonte diferencën në 4-3 ndërsa në shtesën e takimit, pas një goditje nga këndi, Naldo realizoi golin e barazimit pëerfundimtar 4-4.

Rezultati largon edhe më shumë Borusian nga kreu i klasifikimit që mbahet nga Bajern, ndërsa Shalke vazhdon të qëndrojë sipër saj në klasifikimin e Bundesligës pas 13 ndeshjesh të luajtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje