Kapiteni Shameti i jep fitoren Kukësit në transfertë ndaj Laçit

25 Nëntor 2017, 16:01Sport TEMA

Kukesi eshte rikthyer tek fitorja pas humbjes se pesuar me Partizanin javen e kaluar.

Verilindoret moren tre pike te rendesishme ne transferte kunder skuadres se Lacit.

Nje fitore me mjaft veshtiresi per kampionet e shqiperise te cilet edhe pse kaluan shume shpejt ne avantazh me ane te kapitenit Ylli Shameti, u vune ne presion nga ekipi kurbinas.

Laçi arriti qe te dominoje sfiden por pa arritur dot qe te marre nje rezultat pozitiv ne fushen e tyre duke dale me humbje.

Vendasit kishin nje mundesi te arte per te barazuar shifrat ne fund te pjeses se pare me ane te Eslardinjes i cili nga pika e bardhe e 11 metershit e dergoi topin jashte.

Me kete fitore Kukesi ngjitet ne vendin e dyte me 22 pike, ndersa Laçi mban vendin e peste me 15 pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje