Steua e Bukureshtit interesohet për Kamer Qakën

25 Nëntor 2017, 13:41Sport TEMA

Kamer Qaka ishte një nga lojtarët që debutoi me Kombëtaren Shqiptare në miqësoren ndaj Turqisë, duke bërë nga paraqitje shumë të mirë çka ka bërë që ofertat në drejtim të futbollistit të mos mungojnë.

22-vjeçari që luan te skuadra rumune e Politehnika dhe po shkëlqen ka marrë ditët e fundit një ofertë nga një prej ekipeve më të mëdhenj në Rumani, Steua e Bukureshtit.

“E kam parë vetëm një ndeshje dhe di të them se ëhstë një lojar shumë i mirë. Ne jemi një skuadër që kemi shumë mesfushor dhe nuk mund të them se do ta bëjmë pjesë të ekipit tonë, por kam fjalët më të mira për atë futbollist”, ka thënë presidenti i Steaua-s, Bekali i cili ka lëshuar një sinjal të fortë për futbollistin e kuqezinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje