Fitorja me Kukësin, është cilësuar si pikë kthese për sezonin e Partizanit, teksa sulmuesi shkodran i të kuqve, Sukaj kërkon një tjetër 3-pikësh përballë Skënderbeut, për t’u rikthyer në rrugën e duhur.
“Të fitosh në Kukës është tepër e vështirë sepse pak ekipe marrin pikë aty. Ishte shumë e rëndësishme për ne duke pasur parasysh që ishim në pozitë të vështirë. Erdhi në momentin e duhur dhe shpresoj që kjo ecuri nga Kukësi të vazhdojë duke parë që tashmë luajmë me Skënderbeun. Kthesa në Kukës është një ogur i mirë për ndeshjen e ardhshme me Skënderbeun”.