Trajneri i Laçit, Mezani ka folur pas humbjes se pesuar kunder Kukesit.
Mezani tha se skuadra luajti mirë, sidomos në pjesën e dytë, por djemtë e ekipit e humbin qetësinë kur dalin para portës, dhe shpërdorojnë tej mase shumë.
“Kam gjatë gjithë javës që ia përsëris ekipit, minutat e para janë të rëndësishme. Duhet të jemi të përqendruar. Është ndeshja e dytë që ndëshkohemi në minutat e para, por sot fati nuk ishte me ne. Por nuk patëm as qetësi para porte. Shpërdorojmë shumë raste para porte.
Unë mendoj se Kukësi nuk është i kënaqur për lojën, por për pikët. Do më pëlqente më shumë qe të luanim keq dhe që të merrnim pikët.
Nuk flas më pë arbitrat. E kam bërë një herë vitin e kaluar, dhe kam vendosur të mos flas më”, tha Mezani.
Ndersa trajneri i Kukesit Milinkoviç u shpreh:
“Ne deshëm të mbanim rezultatin e pastër në prapavijë, të mos pësonim e të shënonim një gol. Nëse nuk pësojmë, atëherë një gol e bëjmë medoemos në çdo ndeshje. E dyta është që deshëm t’i jepnim më shumë hapësirë kundërshtarit, për ta goditur në kundërsulm. Nuk u bë si deshëm por rëndësi ka që morëm tre pikët.
Kur vjen pas 3 barazimesh dhe një humbje në shtëpi, psikologjia nuk është e duhura. Sot nuk na duhej loja, na duheshin tre pikët. Ia arritëm qëllimit dhe uroj lojtarët për shpirtin luftarak në fushë.
E thashë edhe në konferencën që nuk kam dhënë dorëheqjen. Thashë pas ndeshjes që do flasim me presidentin, do shohim pozicionin tim. Unë kam aq eksperiencë sa kur kalon moment të vështirë ekipi, di ta përballoj. Por nuk është e vërtetë që u kam thënë lojtarëve që jap dorëheqjen”, tha Milinkoviç.