Partizani, Dalipi: E presin Skënderbeun me moral të lartë, tifozët të na mbështesin

25 Nëntor 2017, 16:11Sport TEMA

Në prag të sfidës kundër Skënderbeut, në konferencën për shtyp ka dalë zëvendëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi. Ai do të jetë trajner në ndeshjen e radhës, pasi Starova është i dënuar nga Disiplina. Dalipi foli për rëndësinë e takimit ndaj Skënderbeut dhe harmoninë e rikthyer në grup. Ai vuri në dukje edhe njëherë ndryshimet midis Iulianos dhe Starovës.

Ndeshja kundër Skënderbeut

“Mendoj se do të bëjmë diçka ndryshe nga Kukësi, sepse atje të penalizohen skemat e lojës. Ajo fushë ndryshon nga të tjerat. Atje është fushë sintentike dhe e vështirëson shumë situatën. Skuadrat mbërrijnë shumë shpejtë në zonat respektive. Ndaj Skëndërbeut do  të jetë një ndeshje tjetër, harmonia është kthyer në skuadër dhe lojtarët janë më pranë njëri-tjetrit. Ajo fitore ndaj Kukësit na ngriti shumë moralisht dhe tashmë e presim Skënderbeun me një moral të lartë.

Skënderbeu është një skuadër e fortë dhe jo më kot është këtu ku gjendet sot, kjo si pasojë e meritës së tyre, por edhe dobësisë tonë. Tashmë të gjithë atë qe kemi fituar gjatë kësaj kohe duhet ta demonstrojmë në fushën e lojës”.

Gjendja e ekipit

“Besoj se në ndeshjen e ardhshme nuk ka shumë surpriza rreth skuadrës që luajti në Kukës, por ata lojtarë do të japin maksimumin. La Kamara ka kaluar një problem shëndetësor megjithëse nuk është ende i disponueshëm. Gjendja e Çanit dhe Sukaj është në përmirësim e sipër dhe dihet eksperienca dhe kontributi i tyre në skuadër. Tashmë presim që ata të rikthehen sa më shpejtë në ekip”.

Mbështetja e tifozëve

“Ne kemi nevojë për tifozët , i mirëpresim në stadium ata dhe shpresoj ta kemi lehtësuar dhimbjen e tyre pasi ndihma e tyre do na ndihmojë ndaj Skënderbeut. Tani nuk ka ndeshje më të lehta, duke nisur nga e radhës do kërkojmë të marrim maksimumin e pikëve”.

Ndryshimet në ekip

“Ndryshimet sa i përket stolit? Iuliano bëri mirë dëri në një farë pike, por lojtarët që ai solli nuk i dhanë përgjigjen që priste, ndërsa me Starovën lojtarët njihen thuajse me sy mbyllur. Do të ketë ndryshime në janar, do të përforcohemi, por bazën e kemi. Gjithsesi, në janar është  një  tjetër histori”, – përfundoi Klevis Dalipi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje