Real Madridi ka marre nje fitore me veshtiresi ndaj Malagës në kuadër të javes së 13-t të La Ligës, në një ndeshje me shumë gola në “Santiago Bernabeu”.
“Los Blancos” kaluan ne epërsi plot tre herë në kete ndeshje për të arritur nje fitore aspak të lehtë kundër një Malage që pothuajse çdo herë pati përgjigje për madrilenët.
Realin e solli për herë të parë në epërsi francezi Karim Benzema kur shënoi në minutën e 9’. Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 18’ miqte u përgjigjen përmes Rolan, i cili i barazoi shifrat.
Megjithatë, Reali u tregua i shpejtë dhe pas tre minutave shënoi pas një goditjeje nga këndi pas të cilës Casemiro e futi topin në rrjetë. Me kaq dhe përfundoi pjesa e parë.
Në pjesë të dytë, Malaga u kundërpërgjigj me gol e bukur të Castro, i cili në minutën e 58’ barazoi gjithçka për herë të dytë.
Pas afro 15 minuta pasi u fut në lojë, Luca Modric nxori një penallti për Real Madridin, të cilën Cristiano Ronaldo me mjaft fat e konvertoi në gol pas topit të kthyer nga portieri, i cili ia priti goditjen nga pika e bardhë në minutën e 75’.
Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vendin e tretë në tabelën e La Ligës, shtatë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.