Flamurtari-Teuta/ Duro: Episodet u bënë zakon; Magani: Meritonim më shumë se një pikë

25 Nëntor 2017, 19:38Sport TEMA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, gjykon se momenti i diskutueshëm në fund të ndeshjes ndaj Teutës ishte padyshim gol, pasi topi kalonte vijën fatale. Në fjalët e tij për “SuperSport” pas ndessjes, ai theksoi se nuk duhej parë diferenca e pikëve mes ekipeve të ndryshme në këtë kampionat ku nuk kishte surpriza, duke marrë për bazë takimin e të hënës mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Për vështirësinë që shfaqi ekipi në këtë barazim

“Edhe pa Bushiç duhej ta fitonim, por patjeter që është futbollisti kryesor i skuadrës, pikë referimi dhe jo më kot është shënuesi më i mirë dhe patjetër që ka ndikim”.

Për ekuilibrin ndaj Teutës

“Kampionati, e kam thënë që nuk nuk ka skuadër që ta fitosh lehtësisht ndaj saj. Fituam 1-0 ndaj Kamzës, por ajo ka barazuar dy herë me Skënderbeun. Është një kampionat i ekuilibruar, janë ndeshje të vështira në interpretim. Mungesa e Bushiç ishte kryesore, ishim pa spektatorë që janë një armë plus për ne. Këto janë gjërat që ndikojnë në situata e lojës, mund të them që nuk doja ta përmendja, por që u bë e zakonshme, që ishte një gol përsëri që nuk u dha për ne”.

Për rastin e “golit fantazmë”.

“Shihet që është gjysmë metri brenda për mendimin tim. Kur është Flamurtari, dihet që do të ketë diçka të zakonshme në ndeshje dhe kjo është ajo që u bë sot”.

Për ndryshimet taktike në pjesën e dytë

“Trajneri kur sheh që nuk funksionon, duhet ta korrigjojë, ndoshta unë e korrigjova duke i dhënë fantazi me Zhufon, dhe kjo është normale. Pjesa e dytë ishte më e mirë, mendoj se ishim më mirë ndaj një skuadre që u mbrojt. Vetëm në një moment në pjesën e parë mund të na ndëshkonte, me pak kujdes shënonim e merrnim tre pikë. Meegjithatë, kampionati është i tillë dhe Teuta është skuadër e fortë”.

Për luhatjet e skuadrës në këtë sezon

“Çdo ndeshje nuk i ngjan ndeshjes, se ka faktorë që ndikojnë. Teuta mendohej si pretendente kryesore në fillim të kampionatit. Problemet e saj nuk janë faji jonë. Thoni për Kamzën që barazoi dy herë me Skënderbeun e është surprizë, unë them që nuk ka surpriza, pasi të gjithë kanë autoritet. Shihni pikët diferencë mes Flamurtarit e Teutës. Pse, Partizanin do ta shohim nga pikët ndaj Skënderbeut? Nuk shihet diferenca e pikëve”, tha Sheptim Duro.

Trajneri i skuadrës së Teutës, Gugash Magani ka mbeturi pakënaqur nga rezultati i sotëm. Strategu i durrsakëve beson se me atë që shfaqën në fushë, lojtarët e tij meritonin që të merrnin 3 pikë.

“Sot nuk ishte një ndeshje e mërzitshme. Sot nga mënyra si erdhi loja, kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Nuk duhet të harrojmë që Flamurtari është një ndër skuadrat më të mira të Superiore. Besoj se nga rrjedha e lojës, mund të kishim marrë më shumë se 1 pikë.

Skuadra ka qenë e rënduar psikologjikisht, dhe barazimi i sotëm është një rezultat i mirë. Kjo ishte një pikë kthese dhe vazhdimësie. Edhe tifozët kanë të bëjnë shumë me ritmin e lojës, dhe kjo mendoj se ka ndikuar edhe sot. Ekipi po rritet me kalimin, dhe nga java e ardhshme do të bëjmë futboll më rezultativ.

Në shumë pak ndeshje nuk kemi arritur që të shënojmë në portën kundërshtare. Djemtë kanë filluar që të kenë shumë besim te puna e tyre. Të ndryshosh 10 lojtarë në fillim të sezonit, është e vështirë për t’i përshtatur”, tha Magani për Super Sport pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje