Kamza pas barazimit të marrë në javën e kaluar me Skënderbeun është rikthyer këtë javë tek fitorja.
Ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu, mori tre pikë të rëndësishme në sfidën e zhvilluar në fushën e tyre kundër skuadrës së Lushnjes.
Kamzalinjt triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1 duke përmbysur shifrat, pasi të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të Cankës.
Por, Kamza reagoi që në pjesën e parë duke shënuar me Plakun dhe Racic.
Më këtë fitore Kamza mban vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Lushnja renditet e fundit me 5 pikë.
Me të njëjtin rezultat fitoi dhe Vllaznia në fushën e saj kundër Luftëtarit.
Një sfidë mbijetese u zhvilluar në “Loro Boriçi” ku fitorja u buzëqeshi vendasve që triumfuan në minutat e fundit.
Golat e takimit për kuqeblutë u shënuan nga ana e Ramadanit autogol dhe Gilman Likës, ndërsa për bluznjtë shënoi Dejvi Bregu.
Pas këtij suksesi Vllaznia e kalon në renditje Luftëtarin duke u ngjitur në vendin e tetë me 12 pikë, ndërsa gjirokastritët renditen në vendin e nëntë me 9 pikë. (TemA)