Përballja ndaj Skënderbeut, Partizani bën ndryshime në mesfushë

26 Nëntor 2017, 14:52Sport TEMA

Partizani, pas fitores në Kukës, kërkon vazhdimësinë, por nuk do ta ketë të lehtë, pasi përballë do të kenë Skënderbeun, skuadrën shqiptare më të mirë të momentit. Në dallim nga ndeshja e fundit me Kukësin, pritet që të kuqtë të bëjnë disa ndryshime për duelin e nesërm me korçarët.

Nga ajo që është parë në seancën e djeshme, stafi teknik ka vendosur që të ndryshojë vetëm mesfushën, gjë e cila lidhet edhe me kthimin nga pezullimi të kapitenit Idriz Batha. Në këtë takim pritet që rreshti i të kuqve në mesfushë t’i kthehet normalitetit të dikurshëm, ku risia mbetet Jasir Asani, i cili pritet të luajë në të djathtë. Ndaj Kukësit, Kotobelli u improvizua si mesfushor i majtë, por nesër këtë rol pritet që ta ushtrojë Lorenc Trashi.

Dyshja e qendrës do të formohet nga Batha dhe Vila. Në dallim nga seanca e së premtes, dje, me ekipin është përgatitur edhe portieri Alban Hoxha, i cili parashikohet titullar ndaj Skënderbeut. Gjatë seancave të para të kësaj jave ka pasur pikëpyetje rreth gatishmërisë së Renaldo Kalarit, i cili doli i dëmtuar nga fusha në Kukës që në pjesën e parë, shkruan “Panorama Sport”.

Gjithsesi, ai është riaftësuar dhe dje është rreshtuar te grupi i titullarëve në mbrojtje së bashku me Ibrahimin, Malotën dhe Atandën. Sulmi edhe kësaj radhe pritet që t’i besohet Prognit dhe Bardhit, por i gatshëm shikohet edhe Sukaj. Mbetet për të parë nëse do të grumbullohet Çani për Skënderbeun, pasi është përgatitur me ngarkesë të plotë këtë javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje