Trajneri i skuadrës së Kamzës, Ramadan Ndreu, ka folur pas fitores së arritur në sfidën e sotme kundër Lushnjes.
Ndreu u shpreh se e kishin vlersuar maksimalisht kundërshtarin dhe është i kënaqur me rezultatin.
“Të gjitha skuadrat Superiore e kanë të vështirë që të fitojnë ndaj Lushnjës, pasi janë një skuadër që nuk kanë presion. Pësuam një gol aksidental, por sot e ndjemë shumë mungesën e Fustar dhe të Arrabal. Sot morëm 3 pikë të vlefshme që do na shërbejë shumë për ecurinë. Lushnja luan shumë e lirë në fushën e lojës, dhe ky është një avantazh për ta.
Unë jam i kënaqur me rezultatin 2-1 sepse dua pikë, por e kisha parashikuar gjatë gjithë javës së do ta kishim të vështirë. Çdo skuadër nëse nuk e vlerëson maksimalisht, merr atë që merr sot, fituam me vështirësi. Për të thënë të drejtën, e mora me shumë frikë këtë ndeshje, pasi në këtë kampionat kishim barazuar ndaj Lushnjës në fazën e parë”, u shpreh Ndreu.
Ndërsa, trajneri i Lushnjes, Hysen Dedja, u shpreh:
“Më vjen keq shumë për mungesën e rezultateve. Kemi pasur një kohë të shkurtër për ta përgatitur këtë ndeshje. Ekipi dha maksimumin, por të paktën patëm dëshirën dhe guximin për të shkuar në zonën e kundërshtarëve. Distanca e pikëve nuk është e drejtë në këtë moment nëse sheh ndeshjen.
Janë disa djem të mrekullueshëm, që kanë dëshirë për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Në ndeshjen e sotme mund të kishim marrë diçka më tepër, edhe duke marrë faktin se kaluam të parët, në avantazh.
Duke parë që janë edhe 20 ndeshje, kjo skuadër më jep shpresë. Në janar do të kërkoj nga Bashkia që të bëjmë ndonjë përforcim”, tha Dedja.(TemA)