VIDEO/ Jep penallti në fund kundër Lazis, Tare debaton ashpër me arbitrin

26 Nëntor 2017, 21:06Sport TEMA

Fundi i ndeshjes mes Lacios dhe Fiorentinës është shoqëruar me polemika të shumta, për faktin se gjyqtari kryesor, Davide Masa, akordoi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes që i kushtoi Lacios tre pikët.

Babakar barazoi me gjuajtjen nga pika e bardhë të cilën kryesori e sinjalizoi vetëm pasi pa pamjet e VAR për një faull të Kaicedos.

Protestave të futbollistëve të Lacios u është shtuar edhe ajo e Igli Tares, i cili ka zbritur nga tribuna për të hyrë në fushë pas vërshëllimës përfundimtare të takimit.

Drejtuesi shqiptar i Lacios iu vërsul gjyqtarit kryesor që po largohej nga fusha me fjalët “Çfarë pe ti?”, duke iu referuar qartësisht vendimit për të sinjalizuar penalltinë që vulosi barazimin përufndimtar 1-1.

Një skenë e cila me siguri do t’i kushtojë ndonjë gjobë apo edhe ndonjë pezullim Tares, siç u ka ndodhur më parë drejtuesve të tjerë të skuadrave në Itali për ngjarje të ngjashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje