Barcelona ndalet në barazim nga Valencia

26 Nëntor 2017, 23:08Sport TEMA

Barcelona ndalet në barazim 1-1 në Valencia në një sfidë që pati shumë kontestime për një gol të paakorduar për katalanasit.

Messi shënoi në minutën e 30-të, por për gjyqtarin, topi nuk e kaloi vijën fatale duke mos e akorduar si të rregullt.

Një gabim i arbitrit, pasi topi kaloi komplet vijën fatale.

Në pjesën e dytë, Rodrigo shënoi për Valencian duke kaluar vendasit në avantazh. Barcelona reagoi në minutën e 82-të duke barazuar 1-1 me anë të Jordi Alba, por vetëm kaq, pasi katalanasit nuk patën forcën për ta përmbysur sfidën.

Barça kryeson La Liga-n me 35 pikë, ndjekur nga Valencia me 31 kur janë luajtur tashmë 13 javë të kampionatin spanjoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje