Merr fund shumë shpejt aventura e Gianni De Biasit në kampionatin spanjoll me Deportivon Alves.
Ish trajneri i kombëtares shqiptare është shkarkuar pas ecurisë së dobët të Alves në “La Liga” ku renditet në vendin e fundit.
Lajmin e shkarkimit klubi spanjolle ka komunikuar përmes një njoftimi në media.
“Klubi bardhekaltër ka vendosur që të mbyllë kontratën me Xhani De Biazin pas rezultateve të fundit në La Liga. Për momentin, Javie Kabejos do të marrë drejtimin e skuadrës.
Falenderojmë De Biazin për punën e bërë gjatë kësaj periudhë, dhe i urojmë fat në karrierën e tij profesionale në të ardhmen”, shkruan Alaves në njoftimin për shtyp. (TemA)