Partizani-Skënderbeu/ Dalipi: Fati na mohoi fitoren; Daja: I kënaqur me barazimin

27 Nëntor 2017, 19:31Sport TEMA

Zv. trajneri i Klevis Dalipi ka folur pas barazimit pa gola ndaj Skënderbeut. Asistenti i Starovës, i cili ishte i pezulluar në këtë ndeshje, është shprehur se sot skuadrës së tij i ka munguar fati për të marrë 3 pikët në kampionat.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por pritshmërit tona në këtë ndeshje besoj se janë arritur. Rastet me Sukaj dhe Trashin me më pak qetësi besoj se mund të kishim shënuar. Sukaj ishte i pafat në rastin e tij. Besoj se me një komunikim më të mirë mund të kishim arritur që edhe të shënonim.

Vendosja në fushë? Sot luajtëm me skemën 4-4-2, duke i dhënë mundësi Bardhit dhe Progni janë shumë të shpejt. Në një farë mënyrë kjo skemë u realizua, por ishim të pafat.

Sa i përket golit të anuluar, siç mund të shihet edhe nga pamjet Progni është në pozicion të rregullt. Në rastin e rrëzimit të Asanit, ka kontakt, por gjyqtari edhe pse ishte në pozicion ballor nuk e pa. Mendoj se Jashanica nuk ishte i interesuar për topin.

Ne e dimë forcën e Skënderbeut, por kur mbaroi pjesa e parë, u thash lojtarëve se diferencën sot mund ta bëjnë episodet. Është një kënaqësi e madhe që të jesh trajner i Partizanit, por tashmë jam në shërbim të skuadrës dhe të Starovës”, ka thene Dalipi per RTSH pas ndeshjes.

Kurse trajneri i Skenderbeu Ilir Daja u shpreh:

“Nuk them se Skënderbeu hyn për barazim në lojë, edhe pse barazimi me një ekip të fortë si Partizani është i mirë, kur vjen pas një ndeshje impenjative me Dinamon e Kievit. Na pëlqen fakti që mbas minutës së 60 mbajmë ekipin kundërshtar në gjysmëfushën e tyre. Kjo do të thotë që kemi gjendje e ekuilibër, jemi të kënaqur me kthimin e Jashanicës dhe Nimagës pas dëmtimit. Mungesa e Vangjelit  ndikoi për mungesën e impulsit, se ka edhe grinte dhe ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë. Duke parë rrjedhën e takimit, rezultati më i drejtë ishte barazimi. Por të dominosh pas një ndeshje impenjative nga minuta e 90 e mbrapa do të thotë që jemi mirë”, tha Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje