Duka: Letra kundër meje në UEFA? Dukej sikur vinte nga një personazh politik

27 Nëntor 2017, 21:54Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mendon se Shqipëria do të shkonte në Botëror nëse do të ishte në vend të Italisë në play-off.

“Ne do ta kishim hequr Suedinë. Do të ishim ne në Botëror nëse do kishim qenë në vend të Italisë. Ne e kemi vuajtur peshën e fanellës së Italisë. Nëse nuk do ta kishim vuajtur do të kishim pikë ndryshe në grup. Por nuk na kanë penalizuar dy takimet me Italinë, por takimi me Izraelin në shtëpi”, deklaori Duka i ftuar në “Top Story”.

“Me përjashtim të Spanjës, çdo kundërshtar tjetër mund ta përballim si të barabartë. Nëse krahasojmë ndeshjet që luajtëm ne dhe Italia me Spanjën, në rezultat janë njëlloj por në lojë janë të ndryshme. Ne i goditëm dy herë shtyllën, kishim statistikat më mirë se Italia”, tha ai.

Për afrimin e Panuçit

“Grupi kishte nevojë për një figurë autoritare që do t’i imponohej dhe ta ulte me këmbë në tokë. Ai është një figurë që duhet ta kundërshtosh me vepra, ka staturë të madhe futbollistike, ka shumë energji dhe ka çfarë çfarë jep për të thënë se nuk është ky stadicioni i fundit. Ai kërkon që ne të mos kënaqemi me atë Euro 2016, por të jemi gjithmonë konkurrues”.

Çfarë duhet të bëjë politika për sportin

“Politika duhet të prodhojë ligje për sportin, të ndihmojnë zhvillimin. Në vitet e fundit kemi një lloj ndryshimi në infrastrukturën sportive. Por nuk mjafton kjo, mendoj që të për zhvilluar sportin më shumë, duhet të ketë një dikaster të dedikuar për sportin. Ministri, drejtori apo dikaster që të mbledhë të gjithë mendimet për të ndryshuar, që të afrojë financat. Kush investon tani në sport, nuk ka përfitime. Kur ndërton një fushë sportive, patjetër i sjell benefite shoqërisë, jo vetëm se i heq njerëzit nga veset e këqia, por kursen shpenzime që bën Shqipëria për mjekësinë dhe një lloj mënryë të kthehen prapë. Por nuk ka lehtësimë fiskale për këtë .

A u zhgënjeva nga fakti që Rama nuk e bëri një Ministri të tillë si njeri i sportit? Jo vetëm unë, të gjithë e kanë pritur një gjë të tillë. Urojmë të ndodhi, të kishte një komitet e drejtori, të kishte buxhet, admnistratë të sajën, pavarësi, të jepte llogari e të bënte bilance për zhvillimin e sportit në Shqipëri”.

Për moszgjedhjen në UEFA dhe letrën anonime

“Nuk është ngjarje e veçantë, përderisa akuzohet një skuadër e futbollit që drejton, është minus. Ka pasur shtysa të jashtme që nuk e di nga kanë ardhur. Ne letrat gjithmonë na vijnë nga fshati (qesh). A ka pasur ndërhyrje? Po patjetër, janë bërë publike. Unë në fakt nuk e kam përjetuar dhe nuk e cilësoj dështim moszgjedhjen. Ka qenë një letër që u shkoi të gjitha Federatave. Duket sikur vinte nga një personazh politik po nuk e di, ka qenë anonime. Çështja a Skënderbeut apo hetimit ishte negative, por gjithsesi, nuk e konsideroj dhe nuk e kam përjetuar keq rezultatin”.

3 komente në “Duka: Letra kundër meje në UEFA? Dukej sikur vinte nga një personazh politik”

  1. "BOHOTINA" says:

    Jepi titullin “Partizanit” e leri lojen e fjaleve. E nderite futbollin tone, po do shkoje te beje çirak ate europian. Edhe ne vitet e luftes kemi nje skuader kampione, ndersa ne vitin e kaluar e ke lene vendin pa nje kampione. Turp! Delenxhi. Mafioz. Manipulues zgjedhjesh. Ik. E degjove ç’ tha Igli Tare? Zbatoje pra se na ke ardhur ne maje te hundes.

  2. Dibrani-UK says:

    Shporru nga Federata dhe Shqiperia ore kancer i fshf. Burgu te pret tradhetar dhe i korruptuar.
    Njeri pa moral dhe ideal. Paraja eshte gjithcka per ty edhe para familjes

  3. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Duka çeli fushaten per rizgjedhjen e tij, si Kryetar i FSHF,ne emisionin e Sokol BALLES.
    Perseriti te njejtat fjale,”Projektet” e tij te famshme,per zhvillimin e futbollit,ne shkolla.
    E veçanta e tij ishte,lufta politike kunder “kandidatit imagjinar socialist”!!!!
    Epoka Duka ka perfunduar,nuk besoj se do vetshpallet “Mbret”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje