Di Maria në pritje të Barcelonës

29 Nëntor 2017, 13:18Sport TEMA

Pas largimit të bujshëm të Neymarit verën që lamë pas, Barcelona shprehu interesimin për ta blerë Angel Di Marian, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Megjithatë, duket se argjentinasi i PSG-së ende është duke e pritur një thirrje nga gjiganti katalan.

“Le 10 Sport” raporton se Di Maria është i palumtur në PSG. Ai nuk duket të jetë në planet e Unai Emeryt dhe mendjen e ka larg “Parc des Princes”.

Thënë këtë, argjentinasi nuk dëshiron të shkojë te çfarëdo klubi… ai e dëshiron Barcelonën.

Sipas këtij burimi, Di Maria i na ndalë bisedimet me klubet kineze që janë të interesuara për të. Pse? Sepse është në pritje të Barcelonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje