Idrizi zbulon planet e Dukës: Do jetë president i Kombëtares, Superioren s’e do se nuk ka lekë

29 Nëntor 2017, 11:22Sport TEMA

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, njihet si një njeri i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij dhe si një kundërshtar i fortë i FSHF-së për mënyrën si ajo e trajton Flamurtarin dhe futbollin në përjithësi.

Në një intervistë të gjatë së fundit për televizonin lokal në Vlorë “6+1 Vlora”, ai ka lëshuar disa akuza të reja ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka: “Nuk i ntereson Flamurtari dhe Superiorja. Ai do të bëhet president i Kombëtares, do të krijojë ligën dhe ta ndajë mënjanë Kombëtaren dhe mënjanë Superioren.  Nëse Duka rikandidon për president, nuk do të ketë një FSHF me Superiore. Lekë ka vetëm Kombëtarja dhe ai do vetëm atë. Të shesë ca fanella, të ndërtojë ca këngë, të bëjë ca biznese.

Flamurtari nuk i intereson Dukës, por edhe jugu. Shikoni çfarë po ndodh me ne, Luftëtarin, Bylisin, Apoloninë”, – ka theksuar mes të tjerash administratori Idrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje