Disiplina dënon Igli Taren

28 Nëntor 2017, 16:59Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës në Itali ka publikuar vendimet për episodet e javës ë 14 në Seria A. Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare është dënuar me një javë për shkak se debatoi me gjyqtarin në fundin e ndeshjes për 11-metërshin e dhënë për Fiorentinën.

“Në fundin e ndeshjes, hyn në fushën e lojës dhe sillet në mënyrë agresive dhe kërcënuese ndaj arbitrit Masa.

Sjellja e tij vazhdoi në të njëjtën mënyrë edhe në dhomat e zhveshjeve”, shkruhet në vendimin për Taren.

Ndërkohë kapiteni i Romës, De Rosi i cili goditi me shpullë Lapadulën është dënuar me dy javë.

Juventusi ka marrë një gjobë prej 10 mijë eurosh për sjellje të gabuar të tifozerisë në pjesën e dytë ndaj Krotones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje