Partizani ka fituar në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.
Të kuqtë arritën që të mposhtnin me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertë skuadrën e Pogradecit.
Një gol i shënuar nga ana e Xhevahir Sukajt në minutën e 85-të i dha fitoren ekipit të kuq në këtë sfidë të parë të Kupës së Shqipërisë. Një triumf që ia bënë më të lehtë kualifikmin 15 herë kampionëve të vendit pasi ndeshja e kthimit do të luhet në kryeqytet.
Ajo që shqetëson ekipin e Partizanin pas përfundimit të këtij takimi është dëmtimi i Idriz Bathës i cili u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak dëmtimi.
Ndërkohë, edhe në këtë takim skuadra u drejtua nga zëvëndës trajneri Klevis Dalipi për arsyen se trajneri Starova ishte i dënuar.
Tashmë vëmendja e Partizanit do të përqëndrohet tek sfida e kësaj jave që do të ketë në kampionat kundër ekipit të Lushnjes në transfertë. (TemA)