Prandeli jep recetën për krizën e Italisë: T’i bëjmë të huajt italianë, si kudo

30 Nëntor 2017, 15:47Sport TEMA

Për “Il Mattino”, ish-trajneri i Italisë, Çezare Prandeli, ka folur gjatë për dështimin në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”: “Nuk pata kurajë ta telefonoja Venturën, e imagjinoj atë që ka kaluar. Nuk është e bukur të konsiderohesh fajtor nga të gjithë. Por ai nuk është i vetmi me përgjegjësi, është një sistem që i tërë që nuk funksionon prej kohësh,” – ka thënë Prandeli fillimisht.

Ndryshe nga Ventura, ai vendosi të jepte dorëheqjen pas  disfatës në Botëror: “Do ta bëja sërish, – shprehet Prandeli. – Isha përgjegjës për projektin teknik dhe ishte e drejtë të ikja pa hezitim. Por në Itali, kur diksh merr përgjegjësi, duket sikur shpëton gjithë të tjerët. Dhe kështu, askush e ndjen të bëjë autokritikë. Dhe kështu, janë humbur 3 vjet”.

Prandeli jep edhe recetën e tij për të dalë nga kjo krizë: “Klubet duhet të fillojnë të mendojnë për Kombëtaren 5 minuta në muaj. Duken pak, por nuk është kështu. Bëjnë gjithë ato mbledhje, por për Italinë nuk flasin kurrë. Unë kam debutuar në Londër ndaj Bregut të Fildishtë, kurse ata organizonin finalen e Superkupës në Kinë 2 ditë para. Kombëtarja U-20 ishte e treta Botëror, U-21 është në gjysmëfinale në Europë, me 16-17-vjeçarët jemi shumë mirë.

Le ta nisim nga këtu: të mendojmë se faji është i të huajve. 4-5 vjet pasi luajnë në Itali, pse nuk i bëjmë italianë, siç bëjnë në vendet e tjera? Kombëtaret e Gjermanisë janë plot me lojtarë  me origjinë turke, për Zvicrën nuk po flasim, në Francë e Belgjikë po ashtu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje