Ka përfunduar në mbi 95% në të gjitha klubet e futbollit në të gjithë Shqipërinë, që nga Kategoria Superiore, e deri te klubet e moshave më të vogla, proçesi i shpërndarjes së topave, një projekt konkret dhe tashmë faktik I Federatës së Futbollit.
Të gjitha klubet që janë të rregjistruara, dhe të federuara në të gjitha garat kombëtare të FSHF-së janë pajisur tashmë me topa falas. Projekti i topavë është lançuar në muajin qershor dhe klubet më pas sipas një grafiku të caktuar kanë vijuar me tërheqjen e tyre.
Kanë mbetur fare pak klube në zonat rajonale të cilat pasi të kenë përfunduar edhe proçesin e rregjistrimit dhe pjesëmarrjes në garë (janë në proçes përmbyllës) do të tërheqin edhe ato falas, kuotat e tyre të topave të planifikuar. Lënda e parë, top i lojës është tashmë një projekt i ezauruar për 158 ekipe që nga Superiorja e deri te femrat, futsalI, si dhe 626 skuadra në të gjitha zyrat rajonale në të gjithë Shqipërinë në moshat: U-7, U-9, U-11, U-13, U-15, U-17 dhe U-19.
Klubet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë kanë marrë sipas plan-shpërndarjes nga 40 topa secili, teksa të rinjtë e kampionateve U-17 dhe U-19 superiore dhe të parë së bashku me skuadrat e femrave kanë marrë nga 30 topa secili.
Kuotat e shpërndara në klube
10 klubet e Superiores 40 topa
20 klubet e Kategorisë së Parë 40 topa
26 klubet e Kategorisë së Dytë 40 topa
20 klubet e U-19 Superiore 30 topa
20 klubet e U-19 Kategoria e Parë 30 topa
20 klubet e U-17 Superiore 30 topa
20 klubet e U-17 Kategoria e Parë 30 topa
10 Skuadrat e futbollit të femrave 30 topa
6 skuadrat e U-15 rajonale 20 topa
6 skuadrat e U-17 rajonale 20 topa
ZYRAT RAJONALE – SHPËRNDARJA
40 skuadrat e U-7 10 topa
59 skuadrat e U-9 10 topa
125 skuadrat e U-11 10 topa
164 skuadrat e U-13 20 topa
136 skuadrat e U-15 20 topa
68 skuadrat e U-17 20 topa
34 skuadrat e U-19 20 topa