Juve, Higuain grumbullohet, por shtohen dy mungesa

30 Nëntor 2017, 18:52Sport TEMA

Lajm i mirë për Juventusin. Mes lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Napolit është Gonzalo Higuain, i cili u operua përpara disa ditësh në dorë.

Edhe pse nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë, grumbullimi i sulmuesit kryesor ka qetësuar tifozët bardhezi.

Nga ana tjetër, Massimiliano Allegri është bërë me dhimbje koke për shkak të dëmtimeve muskulare të dy lojtarëve të tjerë. Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Benedikt Hoëedes, të cilët nuk janë grumbulluar për supersfidën kundër Napolit.

Napoli-Juventus do të luhet të premten, në orën 20.45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje