Zyrtare/ Shtyhet Kategoria e Parë dhe e Dytë, në dilemë edhe Superiorja

1 Dhjetor 2017, 12:05Sport TEMA

Ishte parashikuar shtyrja e ndeshjeve në Kategorinë e Parë dhe të Dytë dhe kështu ka ndodhur.

Edhe pse ende nuk kemi një vendim zyrtar të Federatë Shqiptare të Futbollit, mësohet se klubet kane filluar të lajmërohen një e nga një.

Klubi i Korabit që militon në Kategorinë e Parë dhe Maliqi në Kategorinë e Dytë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” kanë komunikuar vendimin zyrtar të shtyrjes së ndeshjeve për në datën 10 dhjetor.

“Panorama Sport” mëson se edhe futbolli i moshave nuk do të luhet këtë javë, ndërkohë është në dilemë  Kategoria Superiore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje