Botërori “Rusi 2018”/Gjithçka gati në Kremlin, rregullat për shortin e grupeve

1 Dhjetor 2017, 11:45Sport TEMA

Gjithçka gati për “shkelmimin e parë të topit” të Botërorit të Rusisë. Sot, në orën 16:00, hidhet shorti i grupeve. Gjysma e stadiumeve nuk janë ende gati, por deri më 14 qershor do të kenë përfunduar.

Ndarja e 32 skuadrave në 8 grupeve do të vijë nga duart e ish-kampionëve. Mungon Italia. E vetmja kampione bote që mungon, por mungojnë gjithashtu Holanda, Kili dhe USA. Sot të gjithë duan të shmangin Spanjën dhe Gjermaninë.

FIFA ka vendosur që të bazohet te renditja e saj e fudnit për të bërë ndarjen e skuadrave në 4 vazo, nga të cilat do të dalin 8 grupet. Përjashtim bën Rusia, vendi pritës që ka të drejtën të jetë kokë grupi. Vetëm nga Europa, me 14 finaliste në Botëror, do të ketë 2 kombëtare në të njëjtin grup, kurse nga kontintet e tjera vetëm një.

Grupi më i komplikuar mund të jetë ai i Brazilit, që mund të jetë bashkë me Spanjën, Serbinë dhe një skuadër të vazos së tretë.

Në pallatin, ku dikur vendoseshin fatet e botës, në Kremlin, në orën 16:00 (18:00 ora lokale), hidhet shorti dhe në skenë do të jenë shumë emra të njohur të futbollit botëror. Shpresohet që të mos jetë një Botëror regjimi, edhe pse propaganda e Putinit është vënë në lëvizje. Botërori nis më 14 qershor dhe finalja luhet më 15 korrik. Favoritët janë Spanja, Gjermania, Brazili dhe të gjithë me radhë.

Në çdo grup do të ketë një skuadër nga çdo vazo (e vendosur sipas renditjes së tetorit nga FIFA). Në çdo grup nuk mund të jenë më shumë se dy skuadra europiane dhe më jo më shumë se një skuadër të kontinenteve të tjera. Islanda dhe Panamaja janë dy skuadrat e vetme debutuese në Botëror.

Skuadrat sipas vazove

Vazo 1: Gjermania, Brazili, Argjentina, Belgjika, Franca, Portugalia, Polonia, Rusia.

Vazo 2: Spanja, Kroacia, Anglia, Uruguai, Meksika, Zvicra, Kolombia, Peruja.

Vazo 3: Islanda, Danimarka, Suedia, Egjipti, Irani, Senegali, Kosta Rika, Tunizia.

Vazo 4: Serbia, Nigeria, Japonia, Korea e Jugut, Australia, Maroku, Panamaja, Arabia Saudite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje