Barcelona-Coutinho mund të bëhet për 145 mln

1 Dhjetor 2017, 13:51Sport TEMA

Barcelona dhe Felipe Coutinho, një martesë e destinuar për t’u finalizuar vitin e ardhshëm.

Klubi katalanas nuk arriti ta bindte Liverpoolin ta lëshonte brazilianin në merkaton e verës, por Josep Maria Bartomeu nuk ka hequr dorë nga plani për ta transferuar mesfushorin me tipare sulmuese në “Camp Nou”.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, 25-vjeçari i “The Reds” është shumë pranë transferimit në Katalonjë sepse Liverpool është gati ta lerë të lirë për 145 milionë euro, rreth 5 milionë më pak se shuma e refuzuar në merkaton e verës për shkak të këmbënguljes së Jurgen Klopp për ta mbajtur brazilianin në “Anfield Road”.

Në këtë mënyrë, Barcelona mund ta kompletojë transferimin që në merkaton e dimrit pasi marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt. Një tjetër objektiv i rëndësishëm por në dalje për skuadrën e Valverdes është edhe gjetja e një skuadre për Arda Turan.

Mesfushori turk që nuk po gjen hapësira ka kërkuar largimin dhe me shitjen përfundimtare të tij, Barcelona mund të arkëtojë rreth 30 milionë euro që do të zbusnin sadopak sforcimin financiar për Coutinhon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje