FSHF: Ndeshjet e Kategorisë Superiore do të luhen, Luftëtari-Flamurtari shtyhet të hënën

1 Dhjetor 2017, 15:09Sport TEMA

Ndeshjet e javës së 13-të të Kategorisë Superiore do të luhen të gjitha. Konfirmimi ka ardhur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila përmes një njoftimi ka theksuar të gjitha klubet kanë rënë dakord që ndeshjet të luhen.

Përveç ndeshjes Luftëtari-Flamurtari e cila është spostuar për tu luajtur ditën e hënë datë 4 dhjetor.

“Federata Shqiptare e Futbollit, pas rakordimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me klubet vendosi që, ndeshjet e kësaj jave (Java e 13-të), të Kategorisë Superiore të luhen normalisht këtë fundjavë, sipas kalendarit të shpallur, përveç ndeshjes Luftëtari-Flamurtari e cila është spostuar për tu luajtur ditën e hënë datë 4 dhjetor, pasi fusha e stadiumit të Gjirokastrës nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjes.

Ky vendim erdhi si rrjedhojë e ngjeshjes së kalendarit të Kategorisë Superiore, rakordimit absolut me klubet dhe me kushtet aktuale optimale që garantojnë impiantet e skuadrave të Superiores.

Ndërkaq, të gjitha kampionatet e tjera duke patur infrastrukturën e cila në kushte atmosferike të rënduara nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjeve janë shtyre për javën e ardhëshme”, thuhet në njohftimin e FSHF-së. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje