Para ndeshjes me Skënderbeun në Korçë, trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai theksoi mes të tjerash se skuadra e tij do të luftojë për 3 pikët, që të jetë brenda objektivit. Me të tjerash, trajneri i Kukësit tha:
“Nëse fusha është e gatshme apo jo, këtë e vendos federata. Besoj se nëse do vazhdojë shiu kështu, fusha do të dëmtohet, por kjo është e njëjtë si për ne dhe për ata. Nuk mendoj se do të jemi të favorizuar. Ne jemi pregatitur për këtë ndeshje shumë seriozisht. Duam të marrim 3 pikët edhe sidomos tani që kemi ulur diferencën. E rëndesishme është të luajmë fort dhe mire, te marrin sa me shume pikë.
Nuk besoj se kjo ndeshje do të vendosë gjithçka. Nëse fitojmë, do të ecim më mirë. Nuk më intereson vetëm sfida me Skënderbeun, por paraqitja e ekipit në çdo ndeshje. Kjo nuk është ndeshja e fundit, sepse të gjithë kundershtarët kanë mundesi të marrin pikë nga skuadrat e tjera, siç po e shohim këto javë. Mund të ndodhë gjithcka.
Ju siguroj që me Skënderbeun do të luftojmë për të marrë 3 pikët. Skëndërbeu është një ekip i mire, ka lojtarë të mirë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me fitoren ndaj tij, jemi brenda objektivave. Në kushte të tilla, në terren të rënduar, një gabim kushton shumë dhe duhet pasur kujdes. Vijmë pas dy fitoreve dhe ana psikologjie e lojtarëve është e mirë.
Përveç Allës, i cili është penalizuar me karton, nuk kemi mungesa të tjera. Aliev është rikuperuar, edhe Krkotiç besoj se do të jetë në 18-she”.