Shaqiri: Më pëlqen ky short, mezi po pres të luaj

1 Dhjetor 2017, 19:13Sport TEMA

Shorti i hedhur në Moskë për Kupën e Botës në vitin 2018, ku kombëtaret pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët e grupit.

Një grup shumë interesant është ai E, Brazilin që do ndeshet me kombëtare si Serbia e Kosta Rika, ndërsa shqiptarët me kombëtaren e Zvicrës plotësuan “top 4” e këtij grupi.

Menjëherë pas shortit mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Xherdan Shaqiri që përfaqëson Zvicrën, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social   “Instagram” shortin e hedhur në Kremlin.

“Hmm më pëlqen ky short! Po juve?! Mezi pres të luaj verën e ardhshme Botërorin e dytë për mua
”, ka shkruar Shaqiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje