Trajneri i Spanjës, Julian Lopetegui ka komentuar shortin e hedhur gjatë ditës së sotme në Rusi.
Iberikët janë shortuar në grupin B së bashku me Portugalinë, Marokun dhe Iranin, por strategu i njohur këmbëngul se për ta do të jetë shume e vështirë.
“Është një grup i vështirë, i komplikuar, dhe do të jetë i luftuar, pasi asnjë kombëtare nuk është e thjeshtë në Kupëne Botës. Portugalia? Është një kombëtare e madhe, ata janë kampionët në fuqi të Europës dhe kanë shuëm futbollistë të niveleve të larta. Maroku? Është një kombëtare që ka pjesën më të amdhe të lojtarëve në Europë, ata lanë Bregune Fildisht jashtë, dhe nuk kanë asgjë për të humbur. Irani? Nuk kanë pësuar gola në fazën kualifikuese dhe kanë një trajner që ka qenë me ta për shumë kohë”, u shpreh Lopetegui pas shortit për kundërshtarët.
Karlos Kueiroz (Trajner i Iranit): “Personalisht jam i lumtur sepse është një grup me dy kombëtare speciale për mua. Do të jetë një kompeticion i vështirë, por gjëja më e rëndësishme është që Irani do të largohet nga Kupa e Botës me dinjitet. Kur ke në grup Spanjën, kampione e botës dhe Portugalinë, kampione e Europë … nuk ka si të jetë më mirë për “